Prej 7 vitesh kryeministër, Rama me kredi, të ardhurat kryesore në shtëpi i sjell bashkëshortja (PASURIA)

Deklarimi fillestar i pasurisë së Kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi si dhe një studio artistike, të trashëguar nga i ati.

Advertisements

Me të ardhura dhe pasuri më të konsiderueshme figuronte bashkëshortja e tij Linda Rama e cila përveç në apartamenti me verandë dhe garazh në kryeqytet ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit, blerë në vitet 2005 dhe 2009. Duket se edhe sa i takon llogarisë bankare, znj. Rama figuronte asokohe më e pasur se i shoqi.

Ajo posedonte rreth 6 milion lekë në llogari bankare dhe 70 mije euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes. Në këtë kohë, Rama llogariste më pak se 1 milion lekë kursime personale dhe një llogari bankare prej 2 milion lekësh, të deklaruara si të ardhura nga shitja e librit “Kurban”.

Advertisements

Por ndërsa figuronte pronar me 50%, të një shtëpie banimi në Surrel, me vlerë ndërtimi rreth 40 milionë lekë të reja, Kryeministri rezultonte të kishte edhe një borxh prej 12 milionë lekë, kundrejt subjektit ndërtues të shtëpisë së tij, si dhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë euro.

E ndërsa llogaritë bankare dhe pronat e çiftit Rama gjatë këtyre viteve kanë lëvizur me shtesa dhe shpenzime, Kryeministri në vitin 2017 ka shitur apartamentin e privatizuar për një vlerë prej 5 milionë lekësh, ndërsa duket se gjatë gjithë kësaj periudhe të ardhurat më të shumta i ka siguruar zonja Rama.

Duke u përpjekur të sjellim një përllogaritje të afërt, bazuar në çfarë çifti Rama ka deklaruar në ILDKPI, rezulton se ata janë pronarë me përkatësisht 50% të shtëpisë në Surrel. Gjithashtu zonja Rama ka një llogari bankare që shkon në afërsisht 20 milionë lekë të reja, ndërsa Kryeministri në 5 milionë lekë. Ata kanë ende edhe 22 mijë euro për të shlyer nga kredia që kanë marr në vitin 2013./Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kryeministri rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfrit nuk ka”- Shehaj publikon videon: Si gënjeu Rama për paketën e tretë
Artikulli tjetërEdhe Belshi në hartën Covid-19, shënohen rastet e para. Si u infektuan nënë e bijë