Publikoi në sy të babait dhe vëllait pamjet e përd hunimit të 15-vjeçares, Fatma Haxhialiu i hakë rrehet gazetares Evis Ahmeti: Turp! Si ja bëre familjes këtë gjë, je dhe grua…

Moderatorja e emisionit “Thumbon”, Fatma Haxhialiu ka reaguar ashpër duke i kërkuar të gjithë ndjekësve të saj që t’i bëjnë ‘report’ pamjeve.
TIRANË– Moderatorja e emisionit “Thumbon”, Fatma Haxhialiu ka denoncuar publikimin e videos me përmbajtje se ksuale, me të cilën shantazhohej e mitura 15-vjeçari nga Abaz Doku. Videoja u transmetua në emisionin “Me zemër të hapur”, ku të pranishëm ishin edhe babai dhe vëllai i vi ktimës.

Advertisements

Pasi ka parë videon e emisionit, të publikuar më pas edhe në kanalin e “Youtube”, Haxhialiu ka reaguar ashpër duke i kërkuar të gjithë ndjekësve të saj që t’i bëjnë ‘report’ pamjeve.

“Pra News 24 në emisionin “Me zemër të hapur” (dhe mendje të mbyllur) paska transmetuar videon me të cilën sh antazhohej vajza e mitur? E pra goca morali i përrallës është; mos u sha ntazhoni nga dhun uesi mi non, mos hani presionin kot, se del media e ta shpërndan videon dhe në

Advertisements

YOUTUBEEEE madje!!!! TURP!!!!!!!,”-shkruan ajo.

Por nuk ka ndaluar këtu, Haxhialiu ka kërkuar nga drejtuesja e emisionit, Evis Ahmeti, që të kërkojë ndjesë pubike për dh unimin që i ka bërë vi ktimës.


“Në mes të ditës zonja që është dhe autore e asaj pocaqie televizive, që transmeton histori nga shtresat më të margjinalizuara të shoqërisë, duke rritur stigmën ndaj tyre…këtë herë përpara babait dhe vëllait të vi ktimës transmeton videon e PËRD HUNIMIT TË SË MITURËS DHE FOTOT E SAJ N UDO, në një EKRAN gjigant, por i kishte vënë blur sipër për ETIKË! Cili ishte qëllimi? Kë ndihmove? Si ja bëre familjes dhe vajzës më të lehtë traumën? Të të vijë turp ty te parës se je grua, pastaj gazetare dhe autore dhe turp të kenë të gjithë në atë televizion nqs nuk merren masa! Niseni me një ndjesë publike dhe të zh duket emisioni nga Youtube! Ose futuni e bëjini report të gjithë!!!!!,”-shtoi ajo.
Pas thirrje të saj në rrjet, videoja që përmbante edhe pamjet e sha ntazhit është fshirë nga kanali i “Youtube” si pasojë e raportimeve nga qytetarët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMadeleine McCann; Policia gjermane zbulon pe dofilin që ka vr arë 3 vjeçaren në 2007
Artikulli tjetërStudimi i Bankës Botërore / Tirana kryeqyteti më i pastër në Ballkan