Plastikë dhe mbeturina, ndotja alarmante në Liqenin e Komanit (Foto+Video)

Shqipëria ka vende të mrekullueshme që ia vlen t’i vizitosh në çdo stinë. Një ndër mrekullitë e natyrës së vendit tonë është edhe Liqeni i Komanit.

Advertisements

Të realizosh një udhëtim me varkë nëpër këtë pamje që të magjeps, konsiderohet si një nga udhëtimet më të bukura që mund të bësh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Por ka diçka që ia prish bukurinë këtij vendi! Janë pikërisht mbeturinat dhe plastika që shihet në ujin e kristaltë të liqenit.

Advertisements

Gazeta Shqip ka siguruar disa fotografi ku shihet qartë ndotja alarmante në Liqenin e Komanit. Nëse turistët mbesin të magjepsur nga bukura e këtij vendi, është pikërisht ndotja që e bën atë më pak atraktive.

Madje një nga problemet kryesore të mjedisit që ndikojnë direkt në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, është ndotja. Ngado që udhëton nëpër Shqipëri gjen pirgje me mbeturina, livadhet janë mbushur me qese plastike shumëngjyrëshe dhe anët e lumenjve apo liqeneve gjithashtu.

https://www.gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-09-at-11.49.28-AM.mp4?_=1

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpërthimet misterioze, ekspertët bëjnë zbulimin e rëndësishëm
Artikulli tjetërU kap në Dubai, ky është personi që dyshohet se porositi vr.asjen e “bosit” shqiptar në Londër (FOTO)