Përcjellja e Moikom Zeqos! Fjalimi i të birit: “Ai meritonte shumë më tepër, donte ta shpëtonte këtë vend!”

I biri, Epidamn Zeqo, i kthyer nga SHBA, mbajti një eulogji prekëse e të veçantë që prekte të gjithë trashëgiminë dhe atë që përfaqësonte babai i tij. Në fjalimin e tij, ndër të tjera ai tha:
“Im atë është një figurë unike, sui generis, pra aspak standarte (edhe pse i thjesht dhe i kuptueshëm)… Ai meritonte shumë më tepër! Ah, sa shumë meritonte Moikomi kur ishte akoma gjalle! Sa dritëshkurtër politika! Mendoni se një komb mund të ndërtohet ose të mbahet i bashkuar pa idealizëm? Pa De Radën e Naimin dhe pa Migjeni e Moikomin? Pragmatizmi është zgjidhja e vetme, thoni ju? Kujdes! Mos harroni se duhet një gjeneratë për të unifikuar një komb dhe dy gjenerata për t’a zhdukur atë. Moikom punoi vetëm për të mirën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, dhe jo për interesat e tij personale apo edhe familjare. Misioni i tij ishte të ndikonte tek njerëzit përmes dijes.”

Advertisements

Pse Moikom nuk u bërë pragmatik si ne të tjerët? Pse e ktheve familjen në Shqipëri në vitin 1997 nga SH.B.A. kur të gjithë po largoheshin nga Shqipëria? Mendove se do të shpëtoje këtë vend? Sa ide naive por e mrekullueshme dhe kuptim-plotë në të njejtën kohë. Sa shpresëdhënëse por shpresëmarrëse. Po unë, Epidamn Zeqo? Ndoqa ëndrrat e mia vetëm për t’u zgjuar në një makth. Mora Green Kartën Amerikane – realizova ëndrrën e të gjithëve – por humba tim atë! Oh mërgim, si e ndave çdo familje shqiptare! Sa shumë dramë shkaton, sa shumë dhimbje, dhe sa shumë pishmane.”

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZhgënjehen prindërit e moderatores! Rrëfehet Adrola Dushi: Babi është kundër martesës, më ka thënë edhe 10 burra të marrësh unë nuk të vij në dasmë!
Artikulli tjetër18 vjeçarja gjendet e vd ekur në shtëpi pas “ulërimave për demonët”