PD publikon videon me premtimet e kryeministrit për paketën e tretë ekonomike: Bizneset drejt falimentimit ndërsa oligarkët ndërtojnë kulla

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka publikuar një video me premtimin e kryeministrit Rama se për qytetarët dhe bizneset do të kishte një paketë të tretë ndihme ekonomike.

Advertisements

Por për Shehajn, Rama ka braktisur qytetarëve, ndërkohë që bizneset po falimentojnë, oligarkët pranë kryeministrit vazhdojnë të ndërtojnë kulla. Për demokratin ky realitet i hidhur duhet të ndryshojë sa më parë.

“Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin. RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre.

Advertisements

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vendin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë. Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë! Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!”, thekson Shehaj./Panorama.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakObjekte personale të cilat nuk duhet asnjëherë t’ia dhuroni dikujt sepse sjellin fat të keq
Artikulli tjetërShenja qe do zbulojë se partneri e do vetëm për lekë, ja çfarë paralajmeron Meri Shehu