Pandemia dhe turistët/ BE nxjerr raportin për pastërtinë e ujërave, renditet dhe Shqipëria

Pandemia ka shtuar panikun tek shumë qytetarë, që duhet të vendosin që tani për pushimet e tyre të korrikut dhe gushtit. Ka nga ata që për shkak të frikës së virusit nuk kanë asnjë plan, ndërsa ka edhe vende që po marrin maa për të sigruar shëndetin e turistëve.

Advertisements

Por në të gjithë këtë, ka një tjetër zhvillim. Mbikëqyrësi mjedisor i Bashkimit Europian, renditi ujërat më të pastra të bllokut. “Ujërat më të pastra të Europës gjenden në Qipro, Austri, Maltë, Greqi dhe Kroaci”, njoftoi Komisioni Europian dhe Agjencia Europiane e Mjedisit, me bazë në Kopenhagë (EEA).

Sipas raportit, këto vende morën vlerësime të shkëlqyera për të paktën 95% të ujërave në territorin e tyre. Në Qipro, 99,1% e të gjitha plazheve u vlerësuan me nivelin më të lartë të cilësisë.

Advertisements

“Vizitorët e shqetësuar për koronavirusin gjatë larjes në det duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve kombëtare ose lokale”, njoftoi agjencia. Kjo agjenci testoi cilësinë e ujit në rreth 22 300 plazhe, lumenj dhe liqene në të 28 vendet anëtare të BE-së.

Në raport është përzgjedhur edhe Shqipëria, si vendi me më shumë se 70 për qind të ujërave të pastër. Por, në fakt ka shumë zona që ende ndoten nga ujërat e zeza dhe Durrësi është një prej tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolici “ma njak” në Kakavijë: S*ks në këmbim të kalimit ile gal në Greqi!
Artikulli tjetërProdhim finlandez, si sna jperi me të cilën u që llua Ardian Çapja ka edhe Renea (FOTO)