Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billlës, e cila e nxorri në pritën e hasmit këtë të fundit ka dalë para gjykatës. E maskuar, dhe duke rregulluar flokët, Lakra shihet që qëndron mjaft e qetë në sallën e gjyqit ku sot do të njihet me masën e sigurisë.
Advertisements
Ajo që vihet re gjithashtu është se Lakra mban edhe maskën e vënë në fytyrë, bashkë me dorezat, duke qenë se ndodhemi në periudhën e pandemisë.
Adiola Lakra u vu në pranga pak ditë më parë. Ajo e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë vetë ajo që e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, për paratë që i kishte premtuar Viktor Marku. Lakra ka deklaruar se ishte shtyrë nga Sebastian Mali, që të krijonte lidhje dhe të afrohej me Billën në mënyrë që t;u raportonte atyre çdo lëvizje të biznesmenit të ndjerë.
Advertisements
Kështu, në këmbim të parave më 11 qershor, Lakra la takim me Billën, por aty e priti Marku, i cili akuzet ta ketë ekzekutuar për të marrë hakun e të vëllait, Prel markut, të cilin Billa e kishte vrarë në Angli. Emri i Lakrës doli në tabulatet telefonike, të cilat zbuluan se ajo kishte patur edhe lidhje paralele me Malin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!