“Njerëzit janë në panik, mos kini frikë”/ Sizmiologu: 3 mijë tërmete që prej 26 nëntorit

Situata sizmiologjike në Shqipëri është e pastabilizuar, që prej ditës kur vendi ynë u godit nga një tërmet me magnitë 6.4 ballë të shkallës rihter, nga i cili pati 51 viktima dhe shumë pallate të shembur e mijëra famije të pastrehë.

Advertisements

Dhe duket se kjo situatë ka shkaktuar frikë tek njerëzit, të cilët përveç lëkundjeve të tokës përballuan për dy muaj edhe pasojat e pandemisë botërore të koronavirusit.
Vetëm një ditë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë riktheu panikun te banorët, një pjesë e të cilëve kryesisht në Durrës dhe Thumanë dolën nga shtëpitë. Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në fshatin Kuraten, të njësisë administrative Ishëm, në Durrës. Rreth 6 km në brendësi të tokës, jo në det”, shprehet Rexhep Koçi, Përgjegjës i qendrës së monitorimit në Intitutin e Gjeoshkencës.

“Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit. Që nga tërmeti i 26 nëntorit ka patur rreth 3000 pastërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.

Advertisements

Na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe media. Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik”, shton ai më tej, gjatë një interviste në Top Channel.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendet i pajetë trupi i një personi, dyshohet për kontakt me energjinë elektrike
Artikulli tjetërPolicia del bllof me kamerat e sigurisë, Ardian Çapja heton vetë ate ntatin dhe identifikon autorët