Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Selami Jenishehri në javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, jo për aktivitetin politik, por për modelin e flokëve.
Advertisements
Me flokët kapelon dhe baluket e ndara në mes, Jenishehri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Por duket se deputeti bën një jetë më se normale dhe nuk lëviz me mjete luksoze, ashtu si shumica e deputetëve të Parlamentit, por me biçikletë.
Advertisements
Biçikleta e deputeti është ngjyrë rozë, me një kosh përpara, ndërsa bie në sy që madhësia e saj nuk është e duhura për deputetin, pasi duket si një biçikletë për fëmijë.
Çantën me dokumente deputeti e mban në dorën e majtë, pasi nuk mund ta vendosë te koshi i biçikletës sepse është më e madhe.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!