Nga nesër fillon rritja e temperaturave, meteorologu: Ja kur do të jetë kulmi i të nxehtit këtë javë

Meteorologu Hakil Osmani tregon se nga dita e nesërme do të fillojë rritja e temperaturave ndërsa kulmi do të jetë të dielën.

Advertisements

Pritet që deri në fundjave temperaturat të shkojnë në 36 gradë që është 4 gradë më shumë se në kohë normale për muajin ku ndodhemi, ka thënë ai ndër të tjera për ABC-ja e mëngjesit.

“Vranësirat priten të vazhdojnë deri të premten edhe të shtunën në disa vende. Ndërsa të dielën do të rikthehen kthjellimet. Pritet që deri në fundjave temperaturat të shkojnë në 36 gradë që është 4 gradë më shumë se në kohë normale për muajin ku ndodhemi.

Advertisements

Shiu nuk do të ndikojë në vlerat termike. Pritet që era të ulë intensitetin e saj dhe parametrat e erës dhe dallgëzimi të mos jenë problematikë për trafikun detar. Rritja e temperaturave fillon ditën e nesërme pasi sot është në vlerën e djeshme. Nesër kemi rritje nga 1 deri 2 gradë celcius, ndërsa vlerat maksimale deri në 32 gradë”, tha Osmani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme/ Humb jetën montazhieri i televizionit shqiptar(EMRI)
Artikulli tjetërPër disa nisin problemet financiare, ja parashikimi javor i horoskopit nga Jorgo Pulla