Nga 1 korriku Greqia hap fluturimet ndërkombëtare, ja 9 vendeve që u ndalohet

Greqia do të lejojë fluturimet ndërkombëtare nga 1 Korriku, por sipas mediave greke, ndalimi i fluturimeve do të vazhdojë të jetë në fuqi për 9 vende. “Nga 1 korriku, turizmi në Greqi do të “hapet” pasi fluturimet ndërkombëtare do të lejohen në të gjitha aeroportet në vend”, shkruajnë mediat greke.

Advertisements

Ndërsa vendet për të cilat ndalimi i fluturimeve do të vazhdojë të zbatohet janë:

Britani
Suedia
USA
Rusia

Advertisements

Izraeli
Katar
Emiratet e Bashkuara Arabe
Arabia Saudite
Maqedonia Veriore

Kjo listë është hartuar në bazë të situatës së përhapjes së koronavirusit në këto vende dhe bazohet në të dhënat e tyre epidemiologjike.

Gjithashtu, nga 1 korriku, lejohet edhe mbërritja e anijeve nga jashtë për në portet greke.

Po ashtu në këtë mënyrë, do të lejohet hyrja e udhëtarëve nga Italia.

Për turistët do të kryhen tamponë dhe është parashikuar të ketë hotele karantine, ku ata që janë testuar pozitivë me koronavirus do të qëndrojnë për 14 ditë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbushja e Infektivit/ Mjekja flet për situatën në spital dhe bën apelin e fortë per qytetarët
Artikulli tjetërNga palestra në plazh, Hygerta Sako ndez rrjetin me format trupore (FOTO)