Neritan Liçaj: Ja ku ngjason diktatori Enver Hoxha me kryeministrin Rama

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar aktori Neritan Liçaj. Temë në studio ishte diktatori Enver Hoxha. Teksa po flisnin për diktatorin, moderatori i emisionit Flori Gjini pyet Neritanin se a gjen në ditët e sotme një karakter të përafërt me Enver Hoxhën. Aktori u përgjigj se gjen dhe diktatori Hoxha i ngjason me kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se ndonëse Enver Hoxha goditi fenë dhe intimidoi artin, kryeministri Rama sipas Liçaj e shkatërron hapur atë.

Advertisements

“E gjej tek kryeministri i Shqipërisë . Në qoftë se diktatori goditi fenë dhe artin e intimidoi dhe e vendosi në shërbim të vet si armë ideologjike dhe kjo është fakt, se thotë Neritani por e thotë historia e komunizmit. Çfarë bën Rama, Rama e shkatërron fare artin, e sulmon komplet, për ta denigruar komplet, e ka sulmuar artin hapur fare. Pra gjen një formë moderne të shkatërruarit të asaj që është shpirtërore për një komb”, u shpreh Liçaj.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA cenohen të dhënat? Ja si funksionon aplikacioni gjerman paralajmërues për Covid-19
Artikulli tjetër“Do ketë një emër shumë të bukur”, Xhensila dhe Besi zgjedhin emrin për djalin e tyre