Afrika lindore po përgatitet për pushtimin e tretë të karkalecave të shkretëtirës, me miliarda insekte shkatërrimtare që do të dëmtojnë dhe kërcënojnë ushqimin në një rajon që po vuan jo pak nga pandemia e koronavirusit.
Advertisements
Të shtyrë nga kushtet e favorshme të motit, insektet migruese kanë mbushur afrikën lindore në shifra të frikshme që nga fundi i 2019, dhe një tjetër valë pritet të pushtojë qiejt pavarësisht përdorimit të konsiderueshëm të pesticideve.
Dhjetëra e mijëra hektarë të mbjella dhe lëndina janë dëmtuar mes kepit të Afrikës dhe Afrikës Lindore. Vetëm një tufë e vogël karkalecësh mund të shfarosë të njëjtën sasi ushqimi që në një ditë konsumojnë rreth 35 mijë njerëz. Në Etiopi, mes janarit dhe prillit, karkalecat shkatërruan 1.3 milionë hektarë lëndina dhe rreth 200 mijë hektarë të mbjella, cka rezultoi në humbjen e 350 mijë tonëve drithëra. Por, këto të dhëna fillestare, i korrespondojnë vetëm valës së parë dhe të dytë të karkalecëve dhe nuk përcjellin dëmin e plotë në fusha pasi konfirmimet në terren janë penguar nga pandemia e koronavirusit.
Advertisements
Afrika lindore ka përjetuar një varg katastrofash në përmasa thuajse biblike gjatë 2020, duke filluar nga shirat dhe përmbytjet shkatërrimtare, karkalecat dhe mbi të gjitha edhe pandemia virale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!