Ne e meritojmë të buzëqeshim”, Kryeministri Conte mesazh shprese italianëve

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka dhënë një mesazh shprese për qytetarët e tij teksa vendi ka kaluar në fazën e fundit të lehtësimit të masave të izolimit për covid-19.

Advertisements

“Ne e meritojmë të buzëqeshim, të gëzohemi, pas disa javëve të sakrificës së madhe”, u shpreh Conte.

Ai shtoi se tani është koha që vendi të nisë së zbatuari reformat ekonomike.

Advertisements

Komentet e Contes kanë ardhur në ditën e njëjtë që ky shtet ka hyrë në fazën e fundit të lehtësimit të masave të kufizimit, duke bërë të mundur udhëtimin e brendshëm brenda rajoneve dhe hapjen e kufijve ndërkombëtarë.

“Kjo krizë duhet të jetë mundësi për të tejkaluar problemet strukturale dhe ridizajnimin e shtetit. Neve na duhet të merremi me emergjencën ekonomike dhe atë shoqërore”, u shpreh ai.

Kryeministri italian ka thënë se qeveria e tij është duke punuar për të përshpejtuar kryerjen e pagesave sociale dhe është zotuar për “reforma serioze të taksave”. Pavarësisht lehtësimit, ai ka bërë thirrje për kujdes në kohën e pandemisë duke theksuar se “masa më efektive kundër virusit është distanca fizike dhe përdorimi nëse ka nevojë i maskës”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPriten reshje shiu në këto zona, ja çfarë ka rezervuar moti për sot
Artikulli tjetërIlda Bejleri largohet nga Top Channel? Videoja që ngriti dyshimet