Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta. Është ky konkluzioni i një studimi të Institutit të Gjeofizikës dhe Sizmiologjisë në Selanik së bahsku me atë të Institutit të Gjeoshkencës në Tiranë.
Advertisements
Kreu i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi thotë se gjetjet dolën pas tërmetit të 26 Nëntorit.
“Kemi bërë një mikrozonim për qytetin e Durrësit, meqënëse është qyteti më i madh i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, që është përfunduar dhe ka rezultuar që periodat e studiuara të truallit mbështesin idenë që në Durrës nuk duhet të ngrihen objekte të larta. Pothuajse një pjesë e mirë e Durrësit. Kjo shërben shumë për atë fushë që kemi përpara për rindërtimin e Durrësit, por nuk e dimë se sa autoritetet do e marrin në konsideratë”.
Advertisements
Përsa i përket tërmeteve të regjistruara dy ditët e fundit, specialisti i sizmiologjisë thotë se ato janë pasgoditje të tërmetit të 26 Nëntorit.
“Këto tërmete janë në zonën që ka qenë aktive që në 26 Nëntor, janë tërmete që janë në atë vazhdën e asaj periudhe që ne e kemi quajtur post-tërmeti, të cilat herë pas here kanë njëfarë rritje, fashiten, qëndrojnë, riaktivizohen”.
Stacionet e vendosura nga ekspertët gjermanë tregojnë se në zonën e Durrësit ka një aktivitet të shtuar sizmik. Por kreu i Departamentit të Sizmiologjisë thotë se të gjitha gjetjet nga 30 stacionet portabël të vendosur në Shqipëri pritet të dalin në fund të muajit Qershor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!