“Mrekulli”/ 32 ditë në gjendje kome, foshnja e infektuar me koronavirus fiton betejën!

Një “mrekulli” mund të konsiderohet beteja e fituar e një djali pesëmuajsh në Brazil, i cili kaloi plot 32 ditë në gjendje kome teksa ishte i infektuar me koronavirus.

Advertisements

Vetëm disa muaj pas lindjes, Dom Andrade rezultoi pozitiv me COVID-19, pas një kontrolli rutinë në spitalin “Cardiaco” në Rio de Janiero.

“Ai kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se ishte një infeksion bakterial. Por ilaçet që sugjeruan mjekët nuk funksionuan dhe gjendja shëndetësore e vogëlushit u përkeqësua. Më pas unë dhe gruaja vendosëm ta dërgonim në një spital të dytë dhe e testuam. Çfarë drame, ishte koronavirus”, u shpreh babai i Dom-it, Wagner.

Advertisements

Wagner dhe gruaja e tij Viviane besojnë se rikuperimi i foshnjës së tyre është një “mrekulli”. Ata ende nuk e dinë se në çfarë rruge u “përqafua” me sëmundjen i biri, por kanë ngritur dyshime se mund të ketë ndodhur pas një vizite në shtëpi nga të afërmit.

“Jemi duke përjetuar një moment magjik, sepse ndonjëherë kemi menduar se nuk do ta sillnim kurrë në shtëpi. Të dalësh nga spitali me djalin në krahë është një moment i paharrueshëm”, tha Viviane.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHistoria në rrezik! Studimi i ri tregon ç’po ndodh me botën: Njerëzit po ‘shfarosin’ 50 miliardë vite evolucion
Artikulli tjetërDo sigurojë 2 makina me 20 milionë/ Rama ‘shpërblen’ Tomin, besnikun e tij që do të mbyllë portalet