Rrezikon të mbytet në Palasë publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi i cili po pushon në bregdetin shqiptar të Jugut këto ditë.
Advertisements
“Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir”. Kështu shkruhet në uebsajtin zyrtar të kritikut italian të artit dhe politikanit.
Aty janë publikuar edhe pamjet e momenteve të frikshme që ka zgjatur disa minuta.
Advertisements
Teksa ishte futur në det për t’u larë, kritiku i njohur i artit u rrezikua nga dallgët e forta për shkak të kohës jo të mirë. Ka qenë vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga resorti ku ndodhet publicisti që e kanë ndihmuar për ta nxjerrë në breg.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!