Mjeku Viktor Marku që kuroi të shumëkërkuarin Eduart Lamaj, le shënimin e çuditshëm: Të njoftohet Policia!

Mjeku Viktor Marku i cili kuroi të shumëkërkuarin Eduart Lamaj ka lënë një shënim ku shkruhej:‘Të njoftohet policia’!

Advertisements

Të paktën kështu pretendon Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion për mjekun që tashmë ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me bu rg” pasi operoi Lamajn, një nga të dyshuarit për ate ntatin e 30 majit në një hotel në Laç, ku mbetën të vr arë Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shoku i tij, biznesmeni Paulin Gjergji.

Ky shënim nuk është bërë ende publik për mediat por ajo që dihet është së gjyqtari i çështjes Olti Skrama e la në bu rg mjekun Viktor Marku bashkë me mjekun tjetër Besim Lame, të dy të akuzuar për veprat penale “Moskallëzimi i kr imit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Advertisements

“Edhe pasi bëri detyrën e tij humane si mjek, duke shpëtuar nga vdekja një njeri (pavarësisht se i kërkuar nga drejtesia), lihet në bu rg nga Gjyqtari OLTI SKRAME, Gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Ky i fundit, pa asnjë argumentim ligjor, le në burg mjekun Marku.

Këta lloj gjyqtaresh janë për “roje gjykate”, jo për të dhënë drejtësi.

Avokatët Antikorrupsion vazhdojnë hulumtimet lidhur me veprimtarinë e këtij gjyqtari, i cili është denoncuar edhe më parë për gjykime të gabuara dhe jo të drejta”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAtentat djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së në Shkodër, si Fatjon Harusha u shpëton plumbave, burrë e grua me motor …(Video)
Artikulli tjetërNga dashi te peshqit/ Sa xhelozë jeni, bazuar në shenjën e horoskopit