Kristo Papa, është kardiokirurg shqiptar nga Vlora, që jeton në Londër. Në vitet ’90, në moshën 6-vjeçare, emigron me familjen në drejtim të Greqisë. Prindërit, me profesion veterinerë nuk e ushtruan më profesionin e tyre jashtë vendit por ruajtën me fanatizëm traditën e të folurit shqip në familje.
Advertisements
Kristo, studimet e larta i përfundoi në Itali, ku u vlerësua me çertifikatën e ekselencës. Ndonëse të moshë të re, ai ka punuar në shumë vende të zhvilluara në fushën e mjekësisë. Aktualisht ai është mjek në Royal Brompton Hospital në Angli.
Një ndër vendet e prekura më së shumti nga pandemia e Covid-19 ka qenë edhe Anglia, vendi ku jeton dhe punon mjeku Papa.
Advertisements
Ai tregon se si paraqitet situata aktuale atje.
“Në spital gjendja aktualisht është nën kontroll. Ne aktualisht jemi një nga katër spitalet më të mëdha të Londrës. Nuk ka asnjë lloj problemi për momentin. Numrat janë shumë të ulëta. Qeveria ka marrë masat që të mos rriten numrat. Jemi në një fazë që virusi e ka humbur virulencën e saj dhe ky është një faktor pozitiv. Unë do kisha një kaucion, të shikonim si do shkonin deri në tetor gjendja aktuale këtu në Angli por edhe në të gjithë botën”- tregon mjeku.
Që prej fillimit të pandemisë, sfidë e vendeve të zhvilluara ka qenë zbulimi i një vaksine për të shmangur vdekjet dhe infektimet kolosale që kanë ndodhur në botë. Papa thote se ndodhemi në një fazë të re të fillimit të vaksinës, ndërsa nuk mohoi faktin se duhet kohë deri në gjetjen e zgjidhjes.
“Jemi në fazë fillimi sa i përket vaksinës. Duhet kohë, duhen bërë testime dhe besoj se kjo do marrë pak kohë,”- shprehet ai.
Prej më shumë se një jave, në Shtetet e Bashkuara ka nisur të përdoret teoria që është përdorur kundër Ebolas. I pyetur nëse dicka e tillë po ndodh edhe në spitalet e Londrës, mjeku përgjigjet:
“Ne jemi në inovacionin e fundit të tekonologjisë si Londër apo si Angli. Në përgjithësi është në hapat e parë ky mjekim, ngaqë po shikohet gradualisht se kush mund të jenë benefitet sa i përket pacientëve tanë. Këtu ka qenë një ekip shumë i mirëfilltë pasi kemi pasur të gjithë stafin, që kanë mbështetur secili në fushën e tyre. Kemi qenë gati 120 kolegë të përbashkët duke punuar në kushte shumë të vështira. Besoj se ky ka qenë një sukses sa i përket kësaj situate shumë të vështirë që ne po ndeshemi”.
Ndërkohë, sa i përket masave të ndërmarra nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovë, mjeku mendon se kanë qenë të duhurat.
“Unë mendoj se i kanë menaxhuar mjaft mirë. Masat që të dyja qeveritë kanë ndërmarrë kanë qenë të mira. Edhe popullsia që kanë të dyja shtetet bashkë janë gati 5 milion. Në vendet e mëdhaja si Gjermania, në fakt edhe popullsia është më e madhe e për këtë arsye ka pasur edhe më shumë raste,”- shton Papa.
Të shumtë janë mjekët shqiptarë të cilët punojnë në spitalet më të njohura në botë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!