“Misteri” i sferave të gurta, pamjet e mahnitëse të gurëve gëlqerorë në Lekdush të Tepelenës

Aktivisti thotë se sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme, por sipas tij vetëm gjeologët mund ta shojegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla.
TEPELENË– Aktivisti i njohur shqiptar, Abdullah Diku përmes disa fotove që ka publikuar ditën e sotme në faqen e tij në Facebook, ka zbuluar sferat e gurta në Lekdush të Tepelenës.

Advertisements

Ai ka treguar se i ka shkrepur këto anë rrugës Lekdush-Nivicë, ku në disa gurë shtufi duken së largu sfera guri te vendosura brenda tyre.

Aktivisti thotë se sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme, por sipas tij vetëm gjeologët mund ta shojegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla.“‘Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë. Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri te vendosura brenda tyre. Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme. Sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë. Proçesi i erozionit qindra e mijëra vjeçarë ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë sferat prej guri kanë dalë në sipërfaqe. Vetëm gjeologët mund ta shojegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla! Ndryshe do kemi dhe ne sferat tona me prejardhje misterioze, siç janë zbuluar edhe në disa vende të tjera të botës!”– ka shkruar ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGruaja e ish-ministrit gjendet e vd ekur në pyll, ja reagimi i policisë (FOTO)
Artikulli tjetërNuk i ndal as Covid, mbushen plot plazhet (FOTO)