Merr fund pritja! Jonida Vokshi sjell në jetë foshnjen, partneri bën urimin emocionues

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë bërë prindër për herë të parë me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi. Lajmin e ëmbël e konfirmoi vetë aktori me një shkrim në Instagram.

Advertisements

Në fjalët emocionuese, konfirmoi se nëna dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa vogëlushen e porsalindur e cilëson si “shoqen e ngushtë” duke i uruar shëndet, lumturi dhe durim.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna. Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të!”, shkruan Krapi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë pjesë e madhe e Tiranës nesër pa drita, ja zonat që s’do kenë energji elektrike për 5 orë
Artikulli tjetërCoVid-19/ Tjetër mbështetje për Shqipërinë, Manastirliu-Soreca: Forcohen kapacitetet spitalore