Merkel dhe Macron paralajmërojnë KE-në: Përgatituni për një valë të dytë të Covid-19

Në një kohë që Europa por e gjithë bota po përballet me një luftë të ashpër me Covid-19, liderët kryesorë të Europës bëjnë thirrje për masa të rrepta, pasi sipas tyre pritet një valë e dytë e koronavirusit.

Advertisements

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron si edhe disa vende të unionit , i kanë bërë thirrje Komisionit Europian të përgatitet për një valë të dytë të shpërthimit të COVID-19.

Kjo thirrje është dërguar përmes një letre drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Lajen, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Macron. Ndërsa letra është nënshkruar edhe nga liderët e Spanjës, Polonisë, Belgjikës e Danimarkës.

Advertisements

Në bazë të raportimit të mediave të huaja, thuhet se liderët e 6 vendeve anëtare të unionit kërkojnë që Komisioni të përgatisë një paketë masash kryesisht ekonomike për një reagim të përbashkët për t’i bërë ballë një vale të dytë pandemie.

Deri më tani vendet e Bashkimit Europian të marra së bashku kanë shënuar mbi 184 mijë viktima. Kjo shifër përbën 44.5% të numrit total të vdekjeve nga koronavirusi në gjithë globin. Por nëse vdekjet në vendet europiane llogariten së bashku, unioni renditet në krye të listës së vik timave të COVID-19-ës në botë, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara që kanë aktualisht mbi 114 mijë të vdekur.

Ndërkohë të tjera vende europiane, përfshirë edhe Gjermaninë, po përballen me një rritje të lehtë të numrit të infektimeve gjatë ditëve të fundit. Ekspertët besojnë se shkak për këtë rritje të menjëhershme është lehtësimi i masave për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Nga ana tjetër OBSH ka këshilluar që të bëhet kujdes me liberalizimin e këtyre masave, pasi mund të zhbëhen të gjitha arritjet e deritanishme në frenimin e përhapjes së COVID-19 , nëse nuk respektohen siç duhet rregullat e distancimit social dhe higjena tek çdo njeri.

Burimi: theaustralian

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVendoset! Gjermania merr vendimin drastik per hapjen e kufijve
Artikulli tjetërRama jep lajmin e madh: As tatim fitimi dhe as TVSH për bizneset e vogla! Do heqim me LIGJ në Parlament