Dj Sardi është një ndër personazhet e showbizzit shqiptar që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, sa i përket romancave të tij.
Advertisements
Ai është përfolur shumë kohët e fundit pasi bëri publike një foto ku në gisht mbante një unazë, por ende nuk ka treguar asgjë më shumë.
Megjithatë teksa ka treguar edhe unazën që mban në gisht, Dj Sardi ende nuk e ka ndarë foto në rrjetet sociale me partneren e tij. Siç duket ai dëshiron ta mbajë ende të fshehur identitetin e vajzës që ka në krah.
Advertisements
Megjithatë këto kohë teksa të gjithë kanë rendur drejt plazhit, as Sardi nuk i ka rezistuar një të diele me diell, e kështu ai ka publikuar një foto në Instastory me partneren e tij. Po, po me të shihet që ka shkuar në plazh, por ai ende nuk ka publikuar një foto ku të duket edhe fytyra e saj.
E veshur me bikini dhe e shtrirë pranë tij, kjo është e vetmja pamje që Dj Sardi ka zgjedhur të postojë duke lënë sërish të fshehur portretin partneres së tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!