Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për lajmin e publikuar nga Dosja.al, në të cilin u publikuan pamje nga një koncert i zhvillluar te “Amfiteatrit” në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.
Advertisements
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se vetëm disa ditë më parë kryeministri Edi Rama kërcënoi me ndëshkime për ata që marrin pjesë në grumbullime por shton se ligji mesa duket nuk vepron për kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet? Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kër cënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!,”-shkruan ajo.
Advertisements
Postimi i plotë:
Pak ditë më parë, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat antiCOVID. Por ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës. Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama. Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet? Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kër cënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!
Koncerti i zhvilluar mbrwmjen e djeshme ishte sponosrizuar nga amabasada holandeze në Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!