Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Lefter Koka: S’do lodhem të ngre kartonin, ja pse nisma e Murrizit më duket më interesante

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit në Qeverinë Rama, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i larguar nga LSI, ka deklaruar se nuk do të votojë në Kuvend ndryshimet në Reformën Zgjedhore, të cilat do të vijnë si fryt i paktit të arritur në Këshillin Politik mes PS-PD dhe LSI.

Advertisements

Koka në një reagim publik thekson se mbështet nismën e propozuar nga deputetët e opozitës së re, të përfaqësuar nga Myslim Murrizi.

Deputeti i larguar nga LSI shprehet se nisma e deputetëve të opozitës sipas garanton lista të hapura dhe depolitizim të komisioneve zgjedhore, ndërkohë që marrëveshjen e politike e ka quajtur si “ti lëmë gjërat sicc janë”.

Advertisements

“Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri.

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.

Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai , bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë”, shprehet ai.

Ndërkohë që për marrëveshjen politike mes PS-PD dhe LSI, Lefter Koka thekson se nuk do marrë mundimin as ta votojë kundër dhe as pro. “Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë , garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër”, thekson ai.

Reagimi i plotë i Lefter Kokës

Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Për hir të vërtetës mē shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!

Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer , sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit.

Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje.

Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri.

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.

Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai , bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.

Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend.

Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë , garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak5 shenjat e horoskopit që kanë tendencë të jetojnë në vetmi
Artikulli tjetërE trishtë, ndahet nga jeta gazetari shqiptar