Gjatë takimit, ministrja deklaroi se është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i protokolleve të sigurisë për kufizimin e përhapjes së COVID-19
DURRËS- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një vizitë në spitalin e Durrësit. Gjatë takimit, ministrja deklaroi se është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i protokolleve të sigurisë për kufizimin e përhapjes së COVID-19
Advertisements
“Spitalet janë ato vende ku ka një fluks të madh pacientësh, që ka një lëvizje dhe intensitet shumë të madh, ku është ekspozimi më i madh ndaj Covid19. Është një përgjegjësi e përbashkët, e para sigurimi i gjithë materialeve mjekësore personale që nuk kanë munguar në asnjë moment për mjekët dhe infermierët tanë dhe gjithë personelin shëndetësor por edhe vigjilenca maksimale në zbatimin e protokolleve të sigurisë”, u shpreh Manastirliu
Më tej numri një i Shëndetësisë tha se po vijon fuqizimi i spitaleve në të gjithë vendin dhe i terapive intensive. “100 shtretër reanimacioni janë duke u vendosur në spitalet tona universitare dhe rajonale. Jo vetëm shtretërit e reanimacionit por një seri aparaturash duke filluar nga respiratorë të lëvizshëm, eko, aspirator për salla, pra një seri setesh të cilat fuqizojnë terapinë intensive. Strategjia jonë është fuqizimi i njesisve të reanimacionit në të gjitha spitalet tona, edhe ato rajonale”, tha Manastirliu.
Advertisements
Ministrja e Shëndetësisë nga Durrësi ka apeluar familjarët e pacientëve në spitale që të shmangin sa më shumë vizitat në spitale, të respektojnë rregullat e vendosura, pasi prezenca e tyre është një rrezik më tepër për përhapjen e infeksionit.
“Edhe për familjarët të vijojmë me të gjithë forcën tonë për të bindur dhe ndërgjegjësuar që prezenca e tyre në spital është një risk më tepër për përhapjen e infeksionit. Asnjë lloj neglizhence dhe tolerance në zbatimin e rregullave dhe protokolleve të përcaktuara”, apeloi Manastirliu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!