Teksa u ka treguar të gjithë ndjekësve të tij se bashkëshortja dhe vajza e tij janë mirë, ka shkruar se fëmijës tyre të parë ja kanë vendosur emrin Emi.
KOSOVË– Aktorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi ditën e sotme janë bërë prindër për herë të parë. Jonida pas 9 muajsh në pritjen e ëmbël sot ka mundur të mbajë për herë të parë në krah vogëlushen e saj.
Advertisements
Lajmin për lindjen, e ka bërë me bashkëshorti i Jonidës, Besniku, i cili përmes një fotoje nga spitali që ka publikuar në rrjetin social Instagram ka zbuluar edhe emrin e vajzës.Teksa u ka treguar të gjithë ndjekësve të tij se bashkëshortja dhe vajza e tij janë mirë, ka shkruar se fëmijës tyre të parë ja kanë vendosur emrin Emi.
Advertisements
“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna 😂 Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të! @jonidavokshiofficial ❤️”- ka shkruar aktori.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!