Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në takimin e Task-Forcës për Turizimin u shpreh se vija bregdetare nuk duhet të preket nga paligjshmëria. Ai theksoi se në vijat bregdetare nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje dhe për këtë çështje ka nisur një aksion policia dhe IKMT-ja. Ai pohoi se përveç Policisë së Shtetit, IKMT-së, një rol të madh në mbarëvajtjen e këtij sektori kanë dhe prefekturat.
Advertisements
“Duhet që vija bregdetare të mbetet e paprekur. Jemi pasur raste të përpjekjeve të suksesshme për të zaptuar sipërfaqe të vijës bregdetare. Duhet t’i mbyllim të gjitha punët sa më parë sa i takon ndërtimeve pa leje. Në vijën bregdetaje nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje, as edhe një çadër, asnjë shezlong, nëse nuk është e justifikuar me një vendim. IKMT-ja ka marrë detyra që në bashkëpunim me Policinë, do të mbrojë edhe mjedisin. Do të bëjë inspektimin e mjedisit, ujërave dhe pyjeve. Do të godasë rastet e krimit mjedisor. Të gjithë sëbashku duhet të angazhohemi dhe të ruajmë këto asete nga ndërhyrjet e papërgjegjshme njerëzore. Kanë filluar prej disa kohësh goditje, këto goditje po penalizojjnë shumë njerëz. Po penalizohen me milionë lekë shumë persona. Ata hedhin mbetjet në lumë, kjo është e papërgjegjshme. Ky fenomen duhet të marrë fund dhe duhet të kontribuohet për cilësinë e turizimit. IKMT dhe Policisë janë një strukturë unike, IKMT është një krah i zgjatur i policisë së shtetit.”, u shpreh Lleshaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements