LISTAT/ Matura Shtetërore, publikohen notat e provimit të Gjuhës së Huaj. Vetëm 182 nxënës ekselentë

Në faqen e maturës shtetërore është publikuar lista me kodet e të gjithë maturantëve dhe nota e tyre.
TIRANË- Pak ditë më aprë maturantët u testuan për Gjuhën e Huaj dhe sot kanë mundësi të shohin se çfarë note kanë marrë. Në faqen e maturës shtetërore është publikuar lista me kodet e të gjithë maturantëve dhe nota e tyre. Notat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU
d3_rezultate_2020“>d3_rezultate_2020

Advertisements

Sipas listave të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore, shihet se 182 nxënës kanë qenë ekselentë duke u vlerësuar me 10.00. Nga ana tjetër janë 1 232 nxënës që janë vlerësuar me 4.00, pasi në fletën e tyre nuk ka pasur asnjë përgjigje të saktë.

Testi i Gjuhës së Huaj u zhvillua në 8 qershor dhe në të morën pjesë 32. 126 maturantë. Testi u zhvillua nën masa të rrepta kundër COVID-19. Testi ishte i gjithi me alternativa dhe kaloi pa probleme. Maturantët kanë zhvilluar dhe provimet e tjera dhe për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka pasur kritika për ministrinë, pasi shumë pyetje ishin të ndërtuara keq dhe nuk kishin kuptim.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19, del bilanci i viktimave për 24 orët e fundit në Itali
Artikulli tjetërHumb jetën 80 vjeçari nga Prishtina/ Shkon në 35 numri i viktimave në Kosovë