Lerdi Vula u prishi miqësinë? Capital T dhe Majk sqarojnë “sherrin” mes tyre: Nuk ka pikë xhelozie…

Gjatë videos live Majk dhe Capital kanë bërë të ditur se ata do ta mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin. E pas këtyre thashethemeve të dy këngëtarët shihen të qeshur me njëri-tjetrin në videon “live” në “Instagram” , duke thënë se nuk mund ta prishin miqësinë për asgjë dhe për askënd.

Advertisements

TIRANË– Pesë ditë më parë dy këngëtarët e njohur, Majk dhe Capital T bënë disa psotime në rrjetet sociale që lanë të dyshohet se mes tyre diçka nuk po shkon mirë.

Shkak për këtë u bë Majk i cili postoi një foto plot ofendime ndaj dikujt, pa përmendur emër, në InstaStory.

Advertisements

Ndërkohë menjëherë pas statusit të tij reagoi Capital T, i cili u dukk sikur i ktheu përgjigje: Përse urrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?

E ndërkohë sipas “Prive.al” zënka mes tyre ka ardhur si pasojë e duetit mes Capitalit dhe Ledrit, i cili u publikua dhe mesa duket nuk është pritur mirë nga Majku.

Por ditën e sotme dy këngëtarët e njohur kanë bërë një sqarim të të gjitha lajmeve që qarkulluan në rrjet duke sqaruar njëherë e mirë raportin mes tyre.

Përmes një video “live” në “Instagram” Capital T dhe Majk kanë treguar se nuk bëhet fjalë për zënka, por ata thanë se mbeten ende miq.

“Unë kur e kam shok dikë, e kam për përgjithmonë, jo për një muaj, dy muaj. Majku është shoku im, nuk ka pikë xhelozie ndaj meje, as unë ndaj atij. Jemi rrit bashkë si shokë, si artistë. Ka veç dashuri, jo urrejtje.”- tha Capitali.

Më tej të dy gjatë videos live Majk dhe Capital kanë bërë të ditur se ata do ta mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin. E pas këtyre thashethemeve të dy këngëtarët shihen të qeshur me njëri-tjetrin në videon “live” në “Instagram” , duke thënë se nuk mund ta prishin miqësinë për asgjë dhe për askënd.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVala e dytë e Covid-19, testime masive në Pekin për postierët dhe shpërndarësit e ushqimit
Artikulli tjetërCovid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 185 raste të reja dhe 11 viktima