Lëkundjet e tokës kanë zgjuar banorët e disa Tiranës dhe Durrësit në mesnatën e sotmë.
Advertisements
Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Richter sipas qendrës europiane EMSC, e ka patur thellësinë vetëm 2 kilomentër, ndaj edhe lëkundjet janë ndjerë shumë.
Raportohet se epiqendra ka qenë vetëm 28 kilomentër larg kryeqyteti dhe vetëm 9 kilometër nga Mamurrasi.
Advertisements
Ndërkohë ka patur edhe paslëkundje, por nuk janë ndjerë për shkak të magnitudës së vogël.
Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre për shkak të frikës që ka lënë pas tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!