Lame: Bububu sa e paske listën, më thuaj hallin! Gruaja: S’kam marrë çertifikatën ende….

Me një mikrofon në dorë, përballë banorëve të zonës, Lame ka dhënë përgjigje mbi shumë oyetje që kanë pasur qytetarët në lidhje me pronat dhe çertifikatat e pronësisë.
HIMARË– Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lem ndodhet sot në Himarë, ku po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e zonës që kanë probleme me pronat.

Advertisements

Me një mikrofon në dorë, përballë banorëve të zonës, Lame ka dhënë përgjigje mbi shumë oyetje që kanë pasur qytetarët në lidhje me pronat dhe çertifikatat e pronësisë.

Pjesë nga debati

Advertisements

Gruaja: S’kemi marrë ende çertifikatat, këtu nuk është bërë asgjë

Artan Lame: Atëherë…Shteti ia ka kaluar pronat e paregjistruara para ’91 Kadastrës. Për këtë kemi ardhur për çertifikatat. Nuk më thua dot që nuk janë bërë. Janë bërë shumica por nuk janë marrë çertifikatat. Punonjësit që abuzojnë denoncojini në polici. Janë bërë jo se s’janë bërë.

Një banor: Bashkia i ka bërë por në s’i kemi marrë…

Artan Lame: Po pra janë bërë, por s;janë marrë ende të gjitha. Tjetri…

Banori: Zoti Lame

Artan Lame: Po….bubu sa e paske listën.

Banori: Do ju lexoj vetëm këtë…

Artan Lame: Më thuaj hallin…Banori: Nëni 12….

Artan Lame: I kujt?

Banori: Neni 12 i ligjit 20 20 thotë që…(nuk kuptohet) por ne s’e kemi marrë ende.

Artan Lame: Siç ju thashë dhe më parë, jemi këtu për ta zgjidhur këtë çështje.Ndërkohë Kadastra e Vlorës nuk ka gjetur qetësi ende përsa I përket emrit të personit që duhet ta drejtojë. Vetëm dy dytë më parë, Jurgen Pilkati që u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës në 2 qershor është dorëhequr dhe ende nuk dihet se kush do e zëvendësoje.

Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës.

Kjo situatë në Kadastren e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund. Para Pilkatit kanë qenë dhe 9 drejtorë të tjerë që janë larguar. Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë.

LISTA E DREJTËRËVE TË LARGUAR

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIndi, regjistrohet rritja më e madhe ditore e rasteve me koronavirus
Artikulli tjetërTuneli i Llogorasë/ “Për 7 minuta nga Dukati në Palasë”