Tre persona të dënuar dhe një nën hetim, të gjithë banues në Durrës, janë personat e radhës, të cilëve OFL u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.
Advertisements
Ali Lorja, Artur Vaqo, Ardjan Tati dhe Roland Domi, janë katër personat, të cilët kanë 48 orë kohë të dorëzojnë përgjigjet me shkrim për pasuritë e tyre. Ata akuzohen për v rasje, shfrytëzim prost itucioni e trafikim të lëndëve narkotike. Njëri prej tyre, Ali Lorja, ishte kryefjala e lajmeve 11 vite më parë, pasi vr au mjekun radiolog brenda Spitalit të Durrësit.
Në tetor të vitit 2009, qyteti i Durrësit u tro ndit nga një ngjarje e rëndë. Në ambientet e Spitalit të Durrësit ishte qëlluar për vdekje me ar më zjarri mjeku radiolog, Fatmir Thaçi.
Advertisements
Autori Ali Lorja deklaroi në polici se Thaçi ishte shkaktar i vetëvr asjes së gruas së tij.
Mjeku radiolog, Fatmir Thaçi, ishte si zakonisht në zyrën e tij në Spitalin e Durrësit, ndërsa në befasi, Ali Lorja ia behu me një pis toletë në dorë dhe në pak sekonda ai shkrepi a rmën në kokën e mjekut, duke e lënë të pajetë.
Vetëm pak minuta më vonë, ndërsa gjithë hetuesit kishin nisur pistat e hetimit, Lorja ka shkuar me këmbët e veta në Komisariatin e Durrësit, ka dorëzuar ar mën, ka rindërtuar skenën e kr imit dhe ka dhënë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, që, me sa duket, “shkak” kishte bashkëshorten e Lorjas, e vetëhelmuar dy muaj para ngjarjes në shtëpinë e saj.
“Ashtu si mbetën fëmijët e mi jetimë, ashtu le të mbeten edhe fëmijë e tu”.
Mjeku radiolog nuk kishte kohë as të pyeste se ç’ishte kjo ligjëratë e shkurtër, pasi katër pl umba iu zbrazën në kokë duke i ndërprerë çudinë në mes, e brenda pak sekondash edhe jetën.
Ali Lorja duket se e kishte kryer pa shumë mundim betimin e tij për t’u hakmarrë pas vd ekjes së bashkëshortes, duke kryer kështu dhe veprimin e fundit të këtij misioni.
Megjithëse nuk bëri asnjë kërcënim pas krimit makabër që kreu më 2 tetor 2009 në ambientet e brendshme të Spitalit të Durrësit, ku la të vdekur në mes të zyrës mjekun Fatmir Thaçi, Lorja nuk u ndalua nga asnjë njeri, pasi mbante në dorë një pistoletë.
TRO NDITJA
Vr asja alarmoi personelin dhe pacientët e spitalit, të cilët vraponin nëpër korridore. Vetëm pak minuta më pas, spitali u “pushtua” nga uniformat blu.
Vrasja pati jehonën e saj, ashtu si precedentët e tjerë kur vriten punonjës të tjerë të administratës shtetërore në krye të detyrës. Politika nuk e mënjanoi vr asjen, duke e cilësuar atë makabre, ndërsa kërkoi dënimin maksimal të autorit, si dhe garantimin e jetës së punonjësve të shëndetësisë.
Kryeministri i asaj kohë, Berisha, ish-Presidenti Topi, Ministria e Shëndetësisë, madje edhe opozita, lëshuan nga një deklaratë, me anë të së cilës ngushëllonin familjen e mjekut dhe dënonin kri min e rëndë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!