Kush e ‘vr au’ Gjeneralin e ’97-ës? Au topsia: I vëllai i ngjiti koronavirusin Nehat Kullës

U raportua si arr est kardiak shkaku i vd ekjes së Nehat Kullës, i cili ishte vetëquajtur “Gjeneral” në kohën e trazirave të ‘97-ës. Por mësohet se Kulla ka qenë po ashtu i infektuar me koronavirus, ndërsa kujtojmë se disa javë më herët prej pandemisë ndërroi jetë vëllai i tij, Ramazan Kulla.

Advertisements

Ramazan Kulla ndërroi jetë më 28 prill. Drejtoria e Doganave, ku ai punonte, bëri një dedikim për 60-vjeçarin, pasi ai vd iq nga sëmundja.

Ndërkohë Nehat Kulla, ishte liruar nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore. Ai nuk para dilte nga banesa për shkak të këtyre pro blemeve.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se, Kulla ishte pozitiv me COVID-19, infeksion të cilin e ka marrë nga vëllai i tij.

Ai u dërgua në Sanatorium në gjendje të rën duar dhe vështirësi në frymëmarrje. Iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale.

Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00. Nisur nga fakti që Kulla ishte pozitiv në COVID-19, varrimi i tij duhet të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave./Gazetaatdheu.com/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU rrëzua nga një lartësi prej 150 metra/ Ndërron jetë 16-vjeçarja alpiniste
Artikulli tjetërRikthehen masat/ Kina në alarm nga koronavirusi, ja si i vë në rresht të infektuarit me COVID-19