Kur do të lejohen dasmat dhe hapja e pishinave?, befason Zemaj me deklaratë!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se është në përgatitje të një planit që shumë biznese të rihapen dhe të rikthehen punës së tyre.Zemaj ka thënë se ka kërkuar nga ministritë dhe agjencitë përkatëse që të ofrojnë plane dhe dëshmi se si mund të funksionojnë mbajtja e ahengjeve, puna e pishinave dhe puna e klubeve të natës.

Advertisements

Ai tha se po merret me organizmin e tyre për lejimin e dasmave, hapjen e pishinave, klubeve të natës, banjave dhe panaireve.

“Gjatë kësaj kohe kam zhvilluar takime me shumë biznese para se të merren vendime për disa veprimtari që janë në rivlerësim, si aeroportit, ahengjet, banjat, panairet, pishinat dhe klubet e natës, për këto veprimtari dhe të tjera na duhet veprimtari të kujdesshme dhe në këtë aspekt kam kërkuar nga ministritë dhe agjencitë përkatëse të na ofrojnë dëshmi në mënyrën se si mund të funksionojnë ato dhe të merren me organizmin e tyre në mënyrë specifike që të merret një vendim për to”, tha Zemaj.

Advertisements

Zemaj tha se shumë shpejt ministria e Shëndetësisë do të dal me qëndrime të reja në lidhje me këto biznese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTenderi 380 mln lekë apo…? Pse u tentua eliminimi i biznesmenit nga Bulqiza, dy pi stat e hetimit, DËSHMIA e tij mund të zbardhë n gjarjen
Artikulli tjetërKishte gëlltitur një monedhë dhe rrezikoi të mbytej, polici hero shpëton foshnjën