Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën. Lajmin e japin kete mengjes mediat e Kosoves, te cilat shkruajne se Rama takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.
Advertisements
Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaft të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Te enjten e shkuar, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së të cilët luf tuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!