Kruja “kalon” Tiranën, ja sa raste kishte sot. Ministria tregon ku po infektohen qytetarët

Vijojnë të rriten shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Advertisements

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste.

“Kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë”.

Advertisements

Sipas ministrisë, një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Po punonte në një prej galerive, humb jetën minatori
Artikulli tjetërShëndeti i syve, njihuni me 6 simptoma që nuk duhet t’i injoroni