Kreu i OBSH paralajmeron shtetet: Kujdes, jemi në një fazë të re të rrezikshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë apel shteteve që të tregojnë kujdes në lehtësimin e masave, pasi virusi vazhdon të infektojë mijëra njerëz në ditë.

Advertisements

Dita e enjte ka sjellë edhe rekordin e e numrit të të infektuarve nga COVID-19 që nga përhapja e pandemisë, me 150 mijë të prekur në vetëm 24 orë në të gjithë botën.

“Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme,” tha shefi i organit të Kombeve të Bashkuara, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale në Gjenevë.

Advertisements

“Virusi ende po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të ndjeshëm ndaj tij”, shtoi ai.

Kreu i organizatës ndërkombëtare bëri thirrje për mbajtje të distancës sociale dhe vigjilencë të lartë.

Më herët, Dr Hans Kluge, drejtori rajonal europian deklaroi se përgjatë vjeshtës mund të shpër thejë vala e dytë e koronavirusit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimi i motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot
Artikulli tjetër“O qirje Vangjelis…Nuk e zhbëni dot gj akun e çamëve”/ S’përmbahet Artan Hoxha, i ‘përvishet’ Dules