Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur mjaft qartë në konferencën e fundit, duke thënë se pandemia nuk është afër fundit, siç pretendojnë disa shtete.
Advertisements
Ai tha se duhet bërë kujdes me lehtësimin e masave, ndërsa u shpreh se pandemia po përshpejtohet, ndaj ka patur edhe rritje të numrit të rasteve në disa shtete.
“Shumica e njerëzve mbeten të ndjeshëm ndaj virusit, Covid-19 ka ende shumë hapësirë për të lëvizur”, tha ai.
Advertisements
“Të gjithë duam që pandemia të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se nuk është as afër të mbarojë. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime në nivel global, pandemia në të vërtetë po shpejtohet”, shtoi ai.
OBSH planifikon të thërrasë një takim këtë javë për të vlerësuar përparimin në kërkimet për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!