Koronavirusi vijon të përhapet tek mjekët dhe infermierët në Shqipëri

Instituti i shëndetit publik zbuloi 20 raste të reja me Covid-19 nga 297 teste të kryera në 24 orët e fundit në laboratorin e virologjisë.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se mes rasteve janë edhe 4 bluza të bardha.

Mes 21 të shtruarve në spitalin infektiv 5 janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar në gjendje kritike për jetën.898 pacientë të infektuar tashmë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Advertisements

E ndërsa analizat molekulare dhe serologjike vazhdojnë, autoritetet vijojnë të bëjnë apel për kujdes maksimal dhe respektim rigoroz të distancimit fizik dhe higjienës personale.

MIRELA CAMI

DREJTORE E OPERATORIT TE SHERBIMEVE SHENDETESORE

Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUps: Tayna dhe Tyga kapen mat nga mediat e huaja (Foto)
Artikulli tjetër“Do kthehemi përsëri”/ Kurti në orët e fundit si kryeministër: S’do ta bëj dorëzimin e detyrës te ai që e shkarkova