Kurti thotë se pas vendimit të Hotit,Serbia nuk do të kenë më nevojë sepse tashmë Kosova ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Kryeministrit aktual, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Advertisements
Kurti në postimin e tij në Facebook shkruan se qeveritarët serb në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës.
Që sipas tij ky detaj tregon se pala serbe do ta zbatonte reciprocitetin, por ai thotë se pas vendimit të Hotit, nuk do të kenë më nevojë, pasi ky i fundit ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Advertisements
“Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë. Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit. Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë. Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut. Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.”– ka shkruar Kurti në Facebook.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!