Katër gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar për 3 ditë, nesër vendimi për Hajdarin

Shkarkimi i gjyqtares së Posacme të Apelit Nure Drenit e ka çuar në katër numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar tre ditet e fundit.

Advertisements

Të hënën (15 qershor 2020) KPK ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Vlorës Petrit Alia dhe gjyqtaren e gjykatës Administrative të Apelit Berninda Kondi.

Ndërsa një ditë me parë (14 qershor 2020) u shkarkua nga detyra prokurori Blerim Tominaj, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe kohët e fundit i caktuar në Prokurorinë e Tiranës.

Advertisements

Për të katër shkarkimet shkak ka qënë pasuria pasi magjistratët nuk kanë justifikuar burimet e ligjshme.

Ndërkohë që të enjten (18 qershor 2020) pritet të jepet vendimi për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Fatmira Hajdari e cila rrezikon qëndrimin ne sistem për shkak të pasurisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEklipsi diellor në fundjavë, NASA shpërndan pamjet mahnitëse
Artikulli tjetërRriten rastet në Korçë/ Policia: Kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore