Ditën e djeshme, kudo në rrjet pamë postime të një background-i të zi, në shenjë solidarizimi me protestat për drejtësi ndaj vdekjes së George Floyd. Por, një gjest i tillë ka sjellë reagime nga disa komentues, të cilët i kanë kritikuar personazhet e njohur.
Advertisements
Sipas përdoruesve të rrjetit, vendi ynë ka shumë probleme madhore për të cilat duhet të ngrejmë zërin, para se të tregojmë mbështetje për vende si Amerika. Qendrim pak a shumë të njejtë ka ndarë edhe Elgit Doda. “Ti, ti, ti edhe ti jeni thjeshtë fasadë. Jam i sigurt që shumica që kanë bërë statuse nuk kanë provuar kurrë të kenë shokë me ngjyrë. E bëjnë thjeshtë për modë”, ka shkruar Elgiti në Instagram.
Advertisements
Përpos kësaj, ai ka ndarë edhe një nga lajmet për 15-vjeçaren e abuzuar seksualisht, duke shkruar: “Dhe kjo është për ta djegur vendin e të mbash zi”. Duket se Elgiti nuk bashkohet me shumë prej personazheve publike, që i kanë kushtuar vëmendje rastit të George Flyd në SHBA. /News31.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!