“I është dorëzuar Allahut”, gruaja e 37-vjeçarit që kèrcènoi Policinë mohon gjithçka

“Burri im është njeri i ndershëm, punon duke rregulluar biçikleta. I është dorëzuar Allahut por nuk është ekstremist”.

Advertisements

Bashkëshortja e Ronald Kryemadhit, i arrestuar nga forcat RENEA dhe FNSH dje në Kamëz pasi bëri rezistencë dhe kër cënoi me ar më punonjësit e Policisë që kishin shkuar ta shoqëronin për në gjykate i ka dalë në mbrojtje burrit të saj.

“Kemi 2 vite që merremi në komisariate e gjykata për çështjen e fëmijëve”, ka thënë ajo për News24 .
Besarie Kryemadhi ka rrëfyer me detaje gjithçka çfarë ngjau dje kur policia kishte shkuar për ta arrestuar burrin e saj dhe mohon se ai ka pasur ar më.

Advertisements

“Burri ishte me arrest shtëpie. Policia e gjeti jashtë dhe e arrestoi, e shtriu në tokë. Ai u iku nga duart dhe u fut brenda. Pastaj erdhi RENEA. Policia gënjen kur thotë se ka pasur kall ashnikov. Unë nuk di që burri im të ketë pasur armë. Në momentin e ngjarjes kam qenë duke punuar në makinë qepëse që kam në shtëpi”, tha ajo.

E pyetur se përse nuk i çojnë fëmijët në shkollë, gruaja tha se ata nuk duan dhe se i arsimojnë vetë në shtëpi.

“Fëmijët nuk duan vetë të shkojnë në shkollë dhe ne si kujdestarë të tyre e kemi lejuar. Fëmijët qajnë po t’u thuash shkoni në shkolle sepse aty ka gjëra të këqija. Përdoren fjalë të pista. Ne i arsimojmë vetë fëmijët. U kemi mësuar shqip dhe arabisht të shkruajnë e lexojnë”, deklaroi ajo.

Çifti ka 3 vajza dhe një djale të moshave nga 6 deri në 14 vjeç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Qenke kafshë ti”/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, momenti kur polici ndalon qytetarin(VIDEO)
Artikulli tjetërE rëndë! Makina përplas 34-vjeçaren në Tiranë, dërgohet me urgjencë të Trauma