Humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës në Zvicër, përcillet sot për në banesën e fundit 18 vjeçari shqiptar

Albin Demelezi nga Vitia e Kosovës është 18 vjeçari që fatkeqësisht ka humbur jetën në Zvicër pas një aksidenti në punë.

Advertisements

Pas 11 ditëve që qëndroi në spital në gjendje të rëndë, Albini nuk ia doli dot të mbijetonte, ndërsa ditën e sotme në orën 13:00 do të varroset në vendlindje, në Sllatinë e Poshtme të Vitisë.

Mediat zvicrane shkruajnë se i riu ishte bllokuar nga një makineri e rëndë dhe ishte plagosur ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee.

Advertisements

Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.

Aksidenti ndodhi në 20 maj, ndërsa në 31 maj i riu humbi jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Vdiq pas një aksidenti në vendin e punës në Zvicër, varroset sot 18 vjeçari shqiptar

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas shumë vitesh, Rudina Magjistari habit me ndryshimin e papritur në emision
Artikulli tjetërVajza e ish-deputetes shqiptare tregon “pikat e forta”, ndez rrjetin me fotot me bikini (FOTO)