Humb jetën pushuesi në Vlorë, e nxorën në gjendje të rëndë nga deti(Detaje)

foto ilustruese
Një burrë nga Tirana i cili kishte nisur pushimet me bashkëshorten e tij në Vlorë ka humbur jetën sot në mëngjes.

Advertisements

Policia tha se ai është nxjerrë në gjendje të rëndë nga deti dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal.

Vlorë/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal.

72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nami” në Drejtorinë e Shëndetit Publik, pezullohet puna. Analiza dhe për personelin e Shtëpisë së Fëmijës
Artikulli tjetër‘Çfarë po ndodh në Kosovë’, gazetari i shqetësuar: Çdo ditë më telefonojnë dhe duan të vijnë në Serbi …