Hapet Spanja/ Turistët lejohen pa kufizime

Spanja ka hequr gjendjen e saj të jashtëzakonshme, duke rihapur kufijtë e saj për vizitorët nga pjesa më e madhe e Evropës e duke lejuar edhe turistët britanikë të hyjnë në vend pa nevojë karantine.

Advertisements

Për tre muaj, spanja ka qenë nën një nga izolimet më strikte në Evropë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi se kontrollet e higjienës duhet të respektohen në mënyrë strikte, pavarësisht zbutjes së masave.

Bilanci i covid 19 në Spanjë është ndalur në 28322, i treti më i lartë në bashkimin evropian. Gjendja e emergjencës u dekretua më 14 mars dhe për disa javë njerëzit nuk mund të dilnin nga shtëpia.

Advertisements

Spanja normalisht tërheq rreth 80 milionë turistë në vit me turizmin që siguron më shumë se 12 për qind të DGP të vendit. Hapja e turizmit sërish, para se sezoni të përfundojë, shihet si thelbësore për ekonominë spanjolle.

Të ardhurit në vend do të kontrollohen për temperaturë në aeroport dhe duhet të deklarojnë nëse kanë patur virusin e të japin detaje. Në Spanjë mund të hyjnë tani vizitorë nga bashkimi evropian por edhe nga vendet e zonës Shengen jashtë BE. Ndërkohë që vetë spanjollët, mund ti gëzohen tani udhëtimeve pa kufizime në vendin e tyre.

Sidoqoftë rregullat e distancimit social mbeten në fuqi. Njerëzit duhet të qëndrojnë 1.5 metra larg në publik, të mbajnë maska në dyqane dhe në transport publik dhe të pastrojnë duart shpesh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVala e dytë e covid/ Çfarë është dhe a po vjen ajo?
Artikulli tjetërKoronavirusi në Brazil/ Bilanci i viktimave shkon në 50 mijë