Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë Serbi, ka dhënë një lajm të madh, sipas tij për rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve.
Advertisements
Grenell shkruan se Kosova dhe Serbia kanë pranuar dialogun dhe në 27 qershor do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar. “Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 Qershor për diskutime për Dialogun”, shkruan Grenell.
Më tej, ai ka thënë se nëse palët janë të pakënaqura nga diskutimet e 27 qershorit, ato do të ktehen në “status quo” pasi të largohen nga Uashingtoni. “Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë me rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, përmbyll Grenell.
Advertisements
Këtë deklaratë të e ka përshëndetur menjëherë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shkruan se udhëheqja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
“Udhëheqja dhe mbështetja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit @realDonaldTrump SE @RichardGrenell”, shkruan Thaçi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!