Gjendja e Schumacherit, ka shpresë për operacionin e ish-kampionit

Rezultatet nuk dihen saktësisht, qëllimi është të rigjenerojë sistemin nervor: do të ketë një efekt anti-inflamator që ndoshta do të ketë një ndikim në tru

Advertisements

FRANCË– Që nga viti 2013, kur u aksidentua në Alpet Franceze, Michael Schumacher nuk është më i njëjti. Edhe sot, gjendja e tij klinike mbahet e fshehtë dhe larg kamerave, pasi familja e tij ka luftuar fort për ruajtjen e privatësisë. Por, sipas gazetës franceze “Le Dauphine”, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 me Ferrarin dhe Benettonin, “brenda ditëve të ardhshme” do t’i nënshtrohet një operacioni me qelizat staminale për të rigjeneruar sistemin e tij nervor.

Operacioni do të udhëhiqet nga dr. Menasche, i njohur si “pionier në operacionin e qelizave staminale”. Shtatorin e kaluar Schumacher iu nënshtrua terapisë së parë të qelizave staminale në Paris. Rezultatet nuk dihen saktësisht, qëllimi është të rigjenerojë sistemin nervor: do të ketë një efekt anti-inflamator që ndoshta do të ketë një ndikim në tru. Me shpresën se Schumi mund të rikuperohet.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Vetëm ne të dyja kemi ngelur”, Në pritjen e ëmbël, Jonida Vokshi dhe Alba Çobaj kanë të njëjtin hall me shtatzëninë (FOTO)
Artikulli tjetërRudina Hajdari: Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani në parlament