Një palë syze të pazakonta që besohet të jenë gati 300 vjet të vjetra u gjetën në një landfill në Zelandën e Re dhe u shitën në një ankand në internet për më shumë se 5000 dollarë.
Advertisements
“The Tip Shop” është një dyqan që operon në qytetin e Wellington dhe shërben për sendet e vjetra që shpëtohen nga plehrat ose që gjenden rastësisht nga njerëzit.
Pasi u verifikuan nga pronari i këtij dyqani, syzet 300-vjeçare u hodhën në ankand dhe u shitën për çmimin përfundimtar për 5.228 dollarë. Për t’u nënvizuar është fakti se pati mijëra të interesuar nga e gjithë bota për këto syze.
Advertisements
Martin Margins, nga “The Tip Shop” tha se nuk mund të identifikohej marka e syzeve, por ajo që i bënte të veçanta përpos vjetërsisë ishte edhe forma e tyre klasike.
Blerësi i tyre është shprehur:
“Më pëlqejnë gjërat e çuditshme dhe këto syze ma tërhoqën menjëherë vëmendjen, por për më tepër i bleva në kujtim të partnerit tim i cili ndërroi jetë këtë 28 maj pas luftës me kancerin.”
Burimi: UPI | Përktheu Lajmi i Fundit.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!